Vajza, e thotë shkenca! Këto janë tiparet që duhet të ketë mashkulli ideal

911
0

Kuptimi i përsosmërisë dallon nga një person tek tjetri, mirëpo shkencëtarët kanë provuar të gjejnë karakteristikat fizike, të cilat do të duhej t’i ketë mashkulli i përsosur.
Këto janë disa nga predispozitat, të cilat meshkujve ua rrisin shanset te femrat, madje kjo në bazë të fakteve shkencore.

Vetulla të trasha dhe mjekra në formë katrore

Hulumtimet kanë treguar që femrat i preferojnë meshkujt e tillë kur mendojnë për lidhje afatgjatë.

Mjekra e parruar

Midis meshkujve të rruar dhe të atyre të parruar, femrat më me dëshirë kanë zgjedhur ata me mjekër të dendur, sepse këtë karakteristikë e lidhin me burrërinë.

Shenjat

Besoni ose jo, disa hulumtime kanë treguar që femrat më shumë u dorëzohen meshkujve me shenja në fytyrë.

Buzëqeshja diskrete

Femrave u pëlqen kur meshkujt kanë buzëqeshje diskrete. Shkencëtarët konsiderojnë që kjo është arsyeja përse femrat i duan “meshkujt e rrezikshëm”.

Mosha

Nëse femrës i imponohet që të zgjedhë midis mashkullit të moshës së saj dhe atij pak më në moshë, kryesisht do ta zgjedhë atë më në moshë. Shkencëtarët këtë e quajnë “Efekti George Clooney”.

Kursimtari

Duket që femrat preferojnë meshkujt kursimtarë, sepse ata lënë përshtypje vetëkontrolli.

 

Sensi i humorit

Hulumtimi me numër telefoni i bërë në këtë rast, tregon se femrat më me shumë dëshirë u kanë dhënë numrat tipave të cilët kanë ditur të bënin shaka, sesa atyre të tjerëve.