Tenton të korruptojë policin ne dogane me 50 euro, por e pëson keq

Tenton të korruptojë policin ne dogane me 50 euro, por e pëson keq

I riu e kishte me nxitim daljen nga Shqipëria, tenton të korruptojë policinë, por e pëson keq

Një i ri përfundoi në prangat e policisë në Doganën e Kapshticës, pasi u kap duke i dhënë 50 euro në pasaportë policisë.

Bëhet fjalë për të riun nga fshati Vloçisht i Korçës Misir Dokoa, 25 vjeç, i cili për të shmangur kontrollin në doganë me qëllim marrjen e vulës tentoi të korruptonte uniformat blu.

Por policia veproi menjëherë duke e arrestuar nën akuzën korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Misir Doko, 25 vjeç, banues në fshatin Vloçisht.

Më datë 27.12.2017, ky shtetas është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, për të kryer veprimet e regjistrimit.

Gjatë kryerjes së procedurave në momentin kur punonjësi i policisë. i ka kërkuar pasaportën, shtetasi i mësipërm ia ka dhënë këtë të fundit me një kartëmonedhë të prerjes 50 Euro, në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës greke.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Comments

comments

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: