Telefonata e vajzës së re shokon Bashkim Hoxhën që në pikë të mëngjesit

Telefonata e vajzës së re shokon Bashkim Hoxhën që në pikë të mëngjesit

Edhe sot, si çdo ditë tjetër të javës, Bashkim Hoxha nisi ditën e tij në punë duke lexuar gazetat dhe më pas, duke pritur telefonatat e qytetarëve.

Të shumtë ishin ata që qanin hallin e tyre, duke u ankuar për hallet e përditshme. Por tepër shqetësuese dhe në panik ishte telefonata e një vajze të re, e cila bëri thirrje për gjithë të rinjtë që të largoheshin nga vendi, pasi sipas saj, këtu nuk ka asnjë pikë shprese dhe shumë shpejt do të bëhet nami e do të plasë gjaku.

E reja u ankua për mënyrën tonë të jetesës, teksa nuk nguroi të përmendte të drejtat e të rinjve si dhe pasojat e mbjelljes së vendit me drogë.

Ajo u shpreh ndër të tjera:
“Kështu siç janë bërë ligjet këtu, askush nuk ka të drejta. Të rinjtë nuk mund të diplomohen, të dalin nga bankat e shkollës dhe të mos paguhen, të shfrytëzohen dhe të punojnë pa të drejtë rroge. Kjo është shumë demoralizuese për të gjithë rininë.

Këtu nuk ka të rinj. Këtu ka vetëm pleq dhe bagëti.

U bëj thirrje të rinjve të ikin sa më parë se këtu do bëhet gjak, do vriten, do shkatërrohen.

Unë nuk shikoj dritë fare. Me drogën, me hashashin që kanë mbjellë, të rinjtë ca do përfundojnë në burgje, ca do zihen e do vriten mes tyre.”

Pa fjalë ka ngelur Bashkimi nga ky fjalim i të resë, e cila ka mbyllur rëmbimthi telefonin.

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: