Teknologjia e re: Vaksinat e fëmijërisë do të përmblidhen në një injeksion të vetëm

Një teknologji e re e cila bën të mundur vaksinimin e të gjithë fëmijëve kundër të gjithë sëmundjeve me një injeksion të vetëm është krijuar nga hulumtuesit amerikanë.

Zgjidhja e tyre me një injeksion të vetëm e ruan vaksinën në kapsulat mikroskopike që lëshojnë dozën fillestare dhe më pas nxiten në kohë të caktuara.

Ky studim duket se ka filluar të funksionojë në studimet dhe vaksinimet që janë kryer te minjtë.

Studiuesit thonë se kjo teknologji mund të ndihmojë pacientët në mbarë botën pasi vaksinimi i fëmijëve vjen plot lot dhe britma.

Vaksinat e fëmijërisë janë shumë të shpeshta, të tilla si difteria, tetanozi, hepatitis B etj, kështu që një injektim i vetëm do t’i shpëtonte fëmijët dhe prindërit nga të qarat e vazhdueshme.

Grimcat duken si filxhan kafeje në miniaturë dhe janë të mbushura me vaksinë dhe më pas të mbyllura me kapak.

Një sërë testesh treguan se përmbajtja e këtyre grimcave mund të çlirohej saktësisht, 9,20 dhe 41 ditë pasi ato u injektuan te minjtë.

Por po zhvillohen grimca të tjerë që zgjasin për qindra ditë, thonë studiuesit, por qasja ende nuk është testuar mbi pacientët.

Burimi: Planetinenave.com

Comments

comments

You might also like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *