Të gjesh dashurinë në azil, historia e veçantë e dy të moshuarve. “Femijët na sollën këtu, kemi vetëm njëri-tjetrin”

Të gjesh dashurinë në azil, historia e veçantë e dy të moshuarve. “Femijët na sollën këtu, kemi vetëm njëri-tjetrin”

Historia si kanë përfunduar në azil është e trishtë… por ata rrëfejnë si fati dhe dashuria u buzëqeshi sërish.

Dashuria nuk njeh moshë dhe as vend. Ndonjëherë atë mund ta takosh aty ku nuk e mendon edhe në pleqëri. Kjo është historia e Et`hemit dhe Vangjelicës, çiftit më të ri në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Tiranë.

Historia si kanë përfunduar në azil është e trishtë… por ata rrëfejnë si fati dhe dashuria u buzëqeshi sërish. 82 vjeçari, Et’hemi ka kaluar 5 vite i vetëm në këtë azil, deri kur para disa muajsh erdhi Vangjelica, 73 vjeçe.

Dëshira për të jetuar emocionet deri në fund, kapërceu çdo barrierë tek 2 të moshuarit.

Vangjelica ka 6 fëmijë, ndërsa Et`hemi ka 3 por asnjëri prej tyre s’i ka takuar pasi janë jashtë vendit. Tani kanë vetëm njëri-tjetrin, mes dashurisë dhe xhelozisë. Mes emocionesh, si të ishin të rinj gjimnazi, të dy tregojnë si e shkëmbyen puthjen e parë në azil. Rrugët e tyre u bashkuan që të krijojnë familje, pasi çdo e keqe lë një dritare të vogël për të mirën.

/pozitivi.org/

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: