Suedia shpall vende të lira pune dhe profesionet që kërkohen

Enti i Migracionit të Suedisë ka publikuar listën zyrtare të profesioneve më të kërkuara dhe ka publikuar disa informacione të detajuara në anglisht mbi personat jashtë vendeve të BE që duan të punojnë në mbretërinë suedeze.

Detajet gjenden këtu.

Lista e profesioneve, për të cilat ka kërkesa të mëdha në Suedi, përfshin profesione si infermierë dhe infermiere, inxhinierë elektrikë dhe teknikë elektrikë, kuzhinierë, mekanikë, piktorë, bukëpjekës, pastiçierë, hidraulikë, dentistë.

Ndër profesionet e kërkuar janë edhe farmacistët, gjeodetët, inxhinierë civilë dhe teknikë, shoferë, instruktorë drejtimi automjetesh, mjekë, mekanikë kamionësh, mësimdhënës dhe mësues për shkollat fillore, mësues dhe pedagogë për personat me nevoja të veçanta, psikologë, punëtorë në ndërtimin e hekurudhave dhe rrugëve, minatorë, xhampunues, etj.

Në Suedi, kërkohen edhe profesione të tilla si mësues për aktivitete të lira, këshilltarë për orientim në karrierë dhe për aftësim e orientim profesional.

Nëse punëdhënësi në Suedi fton kandidatin në intervistë për punë, nga lista e profesioneve të kërkuara, aplikimi për leje pune mirëpritet nga autoritetet suedeze që shqyrtojnë rastet.

Më shumë informacion në lidhje me profesionet e kërkuara mund të gjenden në faqen e internetit të entit për Migrim (Migrationsverket).

Sipas firmës konsulente Ernst & Young, paga mesatare bruto në Suedi është 32.769 € në vit, ose 2730 € në muaj.

Suedia është e njohur në botë për ekonomi të zhvilluar të orientuar nga eksporti. Industria e drurit, hidrocentralet dhe prodhimet mineraleve të hekurit paraqesin resurset kryesore të ekonomisë së këtij vendi të orientuar drejt tregtisë së jashtme.

Industritë kryesore në Suedi janë prodhimi automjeteve motorike, telekomunikacioni, farmaceutika, makineria industriale, pajisjet industriale, mallra kimike, pajisje shtëpiake, makineri, prodhimet e hekurit dhe çelikut.

Në vitet e mëparshme, forma tradicionale e ekonomisë së modernizuar bujqësore kishte punësuar më shumë se gjysmën e krahut te punës në nivel kombëtar, ndërsa Suedia sot kryesisht zhvillon inxhinierinë, minierat, prodhimin e çelikut dhe industri të ngjashme që janë konkurruese në skenën ndërkombëtare ekonomike.

Suedia ka ekonomi shumë konkurruese me disa programe të gjerë sociale, të cilat financohen përmes tatimeve relativisht të larta të të ardhurave për të siguruar që të ardhurat do të shpërndahen deri tek të gjitha shtresat e shoqërisë. Ky model zakonisht quhet modeli suedez apo nordik.

Comments

comments

You might also like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *