Studenti shqiptar në Itali plagoset me thikë në stacionin e autobusit

773
0

Një student shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur me thikë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në një stacion autobusi në komunën Campogalliano, më Modena, ndërsa shqiptari i plagosur është rreth 19 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur, raportojnë mediat italiane.

Konflikti nisi fillimisht brenda në autobus, ku shqiptari u ka kërkuar dy agresorëve bashkë moshatarë të ulin volumin e muzikës që po dëgjonin. Sapo autobusi arrin në stacionin e radhës shqiptari zbret bashkë me agresorët të cilët e plagosin me thikë dhe ia mbathin.

Mësohet se i riu shqiptar studionte në Institutin “Vallauri di Carpi” dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Një dëshmitare tha se agresorët kishin tipare aziatike dhe dyshohet se janë kinezë.