Sot hidhet shorti i Ligës së Kombeve, ja kundërshtarët e mundshëm për Shqipërinë

560
0

Do të hidhet sot në Lozanë të Zvicrës, rreth orës 12:00, shorti i Ligës së Kombeve, kompeticioni i ri UEFA-s.

Do të jenë goglat ato që do të përcaktojnë edhe kundërshtarët e Shqipërisë, në turneun që do të zhvillohet çdo dy vjet, dhe do të ketë pjesë të gjithë skuadrat europiane.

Skuadrat janë ndarë në liga dhe vazo, ku Shqipëria gjendet në Ligën C, liga e tretë e këtij turneu.

Vazo numër 2, ku bën pjesë edhe Shqipëria përmban edhe Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë. Kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë janë:

Vazo 1

Hungaria

Rumania

Skocia

Sllovenia

Vazo 3

Mali i Zi

Izraeli

Bullgaria

Finlanda

Vazo 4

Qipro

Estonia

Lituania

Skuadrat do të ndahen në tre grupe me nga 4 ekipe, si dhe një grup me 3 ekipe. Katër fitueset e secilit grup do të ngjiten në Ligën B, ndërsa katër ekipet e vendeve të fundit, do të zbresin një ligë më poshtë, tek ajo e fundit, Liga D.

Gjithashtu, katër skuadrat me pozicionimin më të mirë në renditje dhe që nuk janë kualifikuar për finalet e Euro 2020, në muajin Mars do të luajnë në fazën “play-off” për të përcaktuar një biletë drejt Kampionatit Europian.