Sot del libri që “The Donald” donte ta ndalonte

608
0

“Komplet fantazi”: Kështu e ka quajtur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, “Zjarri dhe tërbimi: brenda Shtëpisë së Bardhë Trump”, libri i Michael Wolff që po trondit Shtëpinë e Bardhë, i bazuar mes të tjerash, edhe në zbulimet e sikletshme të ish strategut Steve Bannon. “Eshtë i mbushur me gënjeshtra qesharake”, ka shtuar ajo.

Avokatët e Donald Trump i shkruan autorit Michael Wolff, por edhe botuesit të librit, duke kërkuar të bllokojnë botimin e tij, duke lënë të kuptohet se do bëjnë padi për shpifje. Paralajmërimi është kundër “çdo botimi të mëtejshëm, si dhe shpërndarje të librit”, ose ndonjë ekstrakti të tij. Libri përmban ndër të tjera akuzat e ish strategut kryesor të Trumpit, Steve Bannon, për takimet midis rusëve dhe Donald Trump Jr.

Avokatët e Trump i dërguan një letër zyrtare ish kryestrategut të Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, duke pretenduar se ai shkeli një marrëveshje për të mos folur në lidhje “me presidentin, anëtarë të familjes dhe shoqërisë së tij, duke zbuluar informacione konfidenciale tek autori Michael Wolff, dhe duke bërë, në disa raste, deklarata krejtësisht shpifëse”.

Libri i Wolff pritet që të dalë sot në librari. / Bota.al