Simbolet e Brukselit “vishen” kuq e zi

Me flamur dhe me veshje kombëtare shqiptare janë “veshur” dy nga simbolet e Brukselit dhe të Belgjikës: Atomiumi dhe “Manneken-Pis”

Dita e Flamurit shënohet nga shqiptarët gjithandej në botë, përmes manifestimeve me këngë, valle e gëzim. Por, e gjithë kjo mbetet kryesisht, brenda komuniteteve përkatëse shqiptare. Ndërsa shqiptarët e Brukselit kanë pasur një ide më origjinale.

Kjo shihet në një postim të bërë nga Amet Gjanaj, deputet në Parlamentin e Brukselit dhe veprimtar i shquar shqiptar në Belgjikë, shkruan. Me angazhimin e tij eshtë arritur që edhe sivjet, me flamur gjegjësisht me veshje kombëtare shqiptare të “vishen” dy nga simbolet e Brukselit dhe të Belgjikës: Atomiumi dhe “Manneken-Pis”.

Më poshtë, postimi i Gjanajt:

“Përmes fotove të Atomiumit, simboli i Belgjikës, me flamur shqiptar sikur valvitej të dielen më 26/11 dhe Manneken-Pis, simboli i Brukselit, i veshur dje dhe sot deri në mbrëmje, me një ndër kostumet kombëtare, që arrita t’i ekspozoj me mbështetjen e bashkisë së Brukselit dhe kryetarit të saj,Philippe Close, ju shpreh gjithë Shqiptarëve, urimet e mia më të përzemërta për 105 vjetorin e Festës tonë kombëtare”.

Comments

comments

You might also like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *