Si të ndalosh gazrat dhe fryrjen e stomakut, një herë e përgjithmonë

719
0

E ke provuar apo jo? Je e ulur në karrigen e zyrës apo kudo tjetër dhe stomaku fillon të bëjë zhurmë… pa u ndalur. Nuk je e sigurt nëse çdo njeri që ke afër i dëgjon zhurmat që të krijojnë zorrët, por nuk ke çfarë të bësh për ta eliminuar këtë gjendje. Është një nga situatat më të sikletshme me të cilat mund të ndeshesh në publik, por çfarë mund të bësh?

Fillimisht, ajo që është e sigurt, është që fryrja e stomakut apo edhe zhurma që të krijojnë zorrët nuk është shenjë urie – është thjeshtë një aktivitet normal tretjeje. Nuk të besohet?! Po, është vetëm një mit që akoma besohet se kur stomaku fillon të bëjë zhurmë, je e uritur. Zhurma që vjen nga stomaku, në të vërtetë është një sistem i shëndoshë që funksionon në tretje. Kombinimi i ushqimeve dhe lëngjeve që shtyhen në traktin e zorrëve kalon përmes një procesi që quhet peristalsis. Mënyra e të ushqyerit është diçka që mund ta shmangë këtë problem, por eksperët e mjekësisë thonë se ka edhe të tjera.

Mos ha vakte të rënda. Kur ha shumë, sistemi tretës lodhet, ndaj edhe funksionon më ngadalë, duke i bërë gazrat edhe më të shpeshta.

Ha ngadalë dhe duke u përtypur! Gazrat në stomak ndodhin edhe për shkak të ajrit që mbledh gjatë procesit të shpejtë të ngrënies. Sa më shpejt e ?on ushqimin në stomak, aq më shumë ajër thith nga jashtë dhe e dërgon brenda. Nëse ha ngadalë dhe duke u përtypur, atëherë gazrat eliminohen ndjeshëm.

Shmang ushqimet që shkaktojnë gaz. Produktet ushqimore që shkaktojnë gazra duhen eliminuar për shkak se shtojnë problemet me stomakun. Kështu, nëse ke të tilla probleme, shmang ushqimet si djathin, qumështin, dardhat, brokolin, fasulet, ushqimet e shpejta dhe pijet me gaz (ose, nëse të pëlqejnë, zgjidh gjithmonë një ilaç antigaz pas tyre)

Ec për disa minuta. Ecja apo ushtrimet ndihmojnë më shumë tretjen, ndaj edhe reduktojnë ndjeshëm problemet me stomakun.