Si të jeni më të lumtur në 2018 – ja 8 mënyra të thjeshta

Si të jeni më të lumtur në 2018 – ja 8 mënyra të thjeshta

Fillimi i vitit të ri mbart me vete edhe një mundësi të madhe për të realizuar të gjitha ato gjëra që nuk patëm mundësinë për t’i realizuar gjatë vitit të lënë pas, ose e thënë ndryshe shihet si një fillim i ri.

Më poshtë do të lexoni 9 mënyra të thjeshta, realizimi i të cilave (edhe i  disa prej tyre dhe jo i të gjithave) do të ndikojë që ju të jeni më të lumtur gjatë 2018.

  1. Ushtrimet fizike

Mund ta keni dëgjuar mbi disa herë dhe mbase do të vazhdoni ta dëgjoni edhe shumë herë të tjera në të ardhmen. Ushtrimet fizike ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek ju dhe ju bëjnë që të ndiheni më mirë dhe më të lumtur në sajë të çlirimit të endorfinës.

  1. Hani shëndetshëm

Mbylla e një viti dhe fillimi i vitit të ri zakonisht shoqërohen edhe me një darkë të bollshme gjatë natës së ndërrimit të viteve, gjë që ndikon në mënyrën më të keqe në organizmin tonë. Kjo është edhe një nga arsyet më të rëndësishme se përse ditët e para pas Vitit të Ri, ju duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me ato që do të konsumoni.

  1. Kaloni më shumë kohë në ambiente të hapura

Kalimi i kohës në ambiente të hapura ka rezultuar me ndikim shumë pozitiv në njerëz të ndryshëm. Shijimi i natyrës dhe kalimi i një kohe të gjatë në vende që ju bëjnë të ndiheni mirë, do t’ju ndihmojë që të ndiheni sa më të relaksuar. Sado të zënë që mund të jeni me punë, ju duhet të gjeni kohën për të dalë dhe për të bërë të paktën një shëtitje.

  1. Tregohuni më mirënjohës

Mirënjohja ndaj të tjerëve dhe mbi të gjitha shfaqja e saj është vërtetuar se është një mënyrë tjetër që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e lumturisë. Kujtoni gjërat që ju bëjnë të ndiheni të lumtur dhe reflektoni mbi anët pozitive të jetës. Bëni një përpjekje sado të vogël dhe shkruani tre gjëra për të cilat ju jeni mirënjohës dhe do ta shikoni që kjo mënyrë do të ndikojë tek ju duke bërë që të ndiheni më mirë.

  1. Kaloni më shumë kohë me familjen tuaj

Kjo është një prej mënyrave më të mira për të qenë gjithmonë të lumtur dhe në humor të mirë. Gjithashtu edhe mundohuni që të shmangni sa më shumë të keni mundësi, personat negativë të cilët nuk ju bëjnë që të ndiheni mirë dhe me të lumtur.

  1. Procesi i të mësuarit

Progresi dhe zhvillimi i bën njerëzit që të ndihen më të lumtur. Por shpeshherë njerëzit i përfshin rutina ditore e cila mund të jetë e mërzitshme dhe aspak motivuese. Nëse do të jeni gjithmonë në një proces të vazhdueshëm të mësuari ju do t’i jepni vetes mundësinë për të zbuluar gjëra të cilat mund t’ju bëjnë që të ndiheni më të lumtur.

  1. Shqetësohuni më pak

Përpiquni që të shqetësoheni më pak për gjërat e parëndësishme. Jo vetëm që një gjë e tillë nuk është aspak produktive por edhe ndikon negativisht në humorin tuaj.

  1. Buzëqeshni më shumë

Studimet kanë treguar se të qeshurit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë duke ju bërë që të ndiheni më të lumtur. Dhe ajo që është më e bukura në këtë drejtim është se kjo gjë nuk ju kushton pothuajse asgjë.

 

 

Comments

comments

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: