Si tallej me Shqipërinë dhe shqiptaret, vrasësi grek me pagesë që vrau Devi Kasmin

Si tallej me Shqipërinë dhe shqiptaret, vrasësi grek me pagesë që vrau Devi Kasmin

Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, nga Arta në Greqi, dyshohet të jetë vrasësi me pagesë i Devi Kasmit, 42 vjecarit shqiptar që humbi jetën 3 ditë më parë në Tiranë

Grupi kriminal, organizatori dhe personat që e ndihmuan grekun për të siguruar mjetet e nevojshme për ekzekutimin, u zbuluan nga policia e Tiranës.

Por teksa ka mjaft foto në rrjetin social Facebook, ku shfaq pasionet e tij për gjuetinë, sportin dhe jetën e natës, greku Efthymious, ka edhe një foto që deri diku i tall shqiptarët.

Ai e ka postuar atë në gusht të vitit 2016.

Bëhet fjalë për universitetin privat “Albanian University”, që më parë e ka pasur emrin “UFO”.

Por në godinë kanë mbetur të dyja reklamat.

Pra edhe “Universiteti shqiptar” edhe “UFO”. Vrasësi grek bën një lidhje mes të dyjave, duke shkruar: “Kjo shpjegon gjithçka”.

Pra rrjedhimisht sipas tij shqiptarët janë ufo.

Policia e kryeqytetit e identifikoi dhe arrestoi sot 41 vjeçarin.

Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, ka qenë pjesëtari i Forcave Speciale Greke, por u përjashtua pasi u përfshi në trafik të drogës.

Policia e Tiranës arrestoi edhe tre persona që e kanë ndihmuar në krim, siç është sigurimi i mjeteve të nevojshme për ekzekutimin, si dhe arratisjen.

Ndërsa organizatori është shpallur në kërkim.

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: