Si e ndau të bijën në dy pjesë, magjistari shpjegon momentin e frikshëm, shpërthen rrjeti

413
0

Justin Flom, një magjistar amerikan, ka zgjedhur të bëjë magji me të bijën. Në një video që ka postuar në profilin e tij, ai pretendon se e ka ndarë në dy pjesë të bijën. Edhe pse në video duket sikur kjo ndodh vërtet, në rrjet dyshimet janë të mëdha, madje edhe nga ata që pretendojnë se e njohin mirë këtë lloj truku.

Në videon që postoi në Facebook, babai amerikan, Justin Flom, tregon se si vogëlushja Haven duket e ndarë në dysh. Siç vihet re edhe nga kjo video, ai ka vendosur në barkun e së bijës dy libra për të ndarë këmbët nga pjesa tjetër e trupit.

Ai përdor dy libra për të prerë në stomak vajzën e tij para se t’i lëvizë këmbët larg trupit të saj.

Video: https://www.dailymotion.com/video/x6evg5n#tab_embed