Shqiptarët sa shanse kanë për të ikur? Rrugët që përdorin…[VIDEO]

633
0

Braktisja e vendit. Rruga nga llotaria amerikane, te sigurimi i kontratës së punës. Shqiptarët kanë gjetur disa mënyra për të lënë vendin. Më e lehtë është të ikësh përmes llotarisë amerikane, edhe pse shanset janë më të pakta. Për llotarinë kanadeze aplikojnë ata me arsim të lartë. Rrugë tjetër për të lënë vendin është me kontratë pune. Deri tani mbi 300 punonjës të shëndetësisë kanë ikur në Gjermani. Eksod akademik, dyfishohet numri i maturantëve që do studiojnë jashtë.

Shqiptarët çdo vit e më shumë po përdorin mënyra nga më të ndryshmet për të braktisur vendin. Edhe këtë vit një prej mënyrave më të lehta, por me shanse të reduktuara për të fituar është llotaria amerikane. Shanset jane pakësuar mbi të gjitha këtë vit, pasi me ardhjen në pushtet të Presidentit Donald Trump është marrë vendim, që numri i fituesve të përgjysmohet. Një tjetër llotari është dhe ajo kanadeze, por për ta fituar kriteret janë shumë më të rrepta dhe aplikuesit duhet të jenë kryesisht me arsim të lartë dhe duhet të kenë e para si fond garancie. Një tjetër rrugë se si mund të lesh Shqipërinë që po kthehet në trend është ajo përmes kontratave të punës ku me qindra mjekë, infermierë dhe së fundmi dhe stomatologë, i janë drejtuar shtetit Gjerman. Vetëm në dy vitet e fundit numri i punonjësve të shëndetësisë, që kanë lënë vendin ka kaluar shifrën 300. Edhe shtete të tjera shumë të largëta janë zbular nga shqiptarë për tu punësuar. Përmes agjencive të punësimit shumë shqiptarë sot punojnë në Katar deri dhe në Zelandën e re.

Po këtë vit është vënë re se ka nisur dhe eksodi akademik, pasi numri i maturantëve, që lanë Shqipërinë për të studiuar jashtë është dyfishuar.