Shqiptarët rrugë të reja për “arratisje”, nga Greqia në Gjermani me dokumente false

Shqiptarët rrugë të reja për “arratisje”, nga Greqia në Gjermani me dokumente false

Autoritetet greke njoftuan se gjatë muajit nëntor kanë kthyer në vendet e tyre më shumë se 1.681 emigrantë të paligjshëm.
Një pjesë e tyre janë kthyer vullnetarisht, duke shfrytëzuar stimujt që ofron Organizata ndërkombëtare për Migracionin (IOM), ndërsa për një pjesë tjetër, mes të cilëve edhe shtetasit shqiptarë, kthimi ka qenë i detyrueshëm.
Pikërisht shqiptarët përbëjnë më shumë se dy të tretat e emigrantëve të kthyer.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë greke janë dërguar për në vendin e tyre 1.099 shqiptarë, 185 pakistanezë, 76 irakianë, 63 gjeorgjianë dhe me radhë 50 shtetas nga Algjeria, 30 nga Irani, 24 nga Afganistani dhe 19 nga Turqia.
Autoritetet greke bëjnë gjithashtu të ditur se që nga fillimi i vitit janë kthyer në vendet e tyre 17.684 emigrantë të paligjshëm që ose janë kapur pa dokumenta, ose ndaj tyre ishte marrë masa administrative e largimit nga Greqia.
Ndërkaq, është rritur në mënyrë të ndjeshme numri i emigrantëve të huaj që tentojnë të udhëtojnë nga Greqia në Gjermani, me dokumente të falsifikuara.
Sipas një raporti sekret të policisë europiane Eropol, që publikohet nga gjithë mediat kryesore gjermane, në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur 70% numri i këtyre emigrantëve.
Sipas gazetës Bild, që citohet nga Deutsche Welle, raporti konstaton një rritje të konsiderueshme të numrit të refugjatëve që përpiqen të lënë Greqinë me destinacion vende të tjera të BE-së.
Nga 429 raste që ishin evidentuar në tremujorin e parë të këtij viti, numri shkoi në 729 në periudhën prill-qershor, pra një rritje prej 70%, vë në dukje raporti.
Destinacionet me të preferuar janë Gjermania, Zvicra, Italia, Holanda dhe Belgjika. Ndërsa dokumentet false më të shumta u janë kapur shtetasve sirianë, afganë, iranianë, turq, shqiptarë dhe qytetarëve nga Eritreja.
Shtimi i këtyre rasteve i detyroi autoritetet gjermane që të vendosin kontrolle të rrepta për gjithë qytetarët që futen në vend nga Greqia. Kjo masë shkaktoi pakënaqësi të madhe në Athinën zhyrtare që ndërkaq, i pranoi shpjegimet e palës gjermane.
Ndërsa shefi i opozitës greke Kyriakos Mitsotakis tha para disa ditësh se i erdhi turp, kur për 20 minuta iu nënshtrua kontrollit në aeroportin e Frankfurtit. OraNews

Comments

comments

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: