Shqiptaret ne kampionatin italian Seria A

calciatori albanesi in serie aKush jane 8 shqiptaret qe luajne ne Serie A. Këtë sezon të Seria A mund ta quajmë atë të shqiptarëve.

Asnjëherë më parë nuk ka patur kaq shumë lojtarë nga Shqipëria në ligën kryesore të futbollit në Itali.

Lorik Canës, Etrit Berishës e Thoma Strakoshës te Lazio, Migjen Bashës te Torino, Elseid Hysajt te Empoli dhe Samir Ujkanit te Palermo i janë shtuar gjatë merkatos së janarit Andi Lila te Parma e Armando Vajushi te Chievo.

Tetë shqiptarë janë pjesë e këtij kampionati aktualisht, ndërsa të parët ishin në vitet në vitet 40’ – 50’ të shekullit të kaluar.

Naim Kryeziu, Riza Lushta dhe Loro Boriçi ishin ata që nisën këtë aventurë. Më pas radhën e patën Erjon Bogdani dhe Igli Tare.Ky i fundit ndodhet ende në Itali, por si Drejtor Sportiv te Lazio.

Ekipet italiane i kanë kthyer vëmendjen te futbollistët e Kombëtares tonë falë edhe rezultateve të mira në kohëve të fundit dhe të një trajneri italian si Gianni De Biasi që promovon ata.

Në Serie A ka edhe të tjerë si Xherdan Shaqiri, Panajot Kone apo Përparim Hetemaj, dhe që tashmë që i kanë dhënë kampionatit italian edhe një fytyrë shqiptare.

Në gjysmën e këtij sezoni do të kemi shumë përballje të futbollistëve tanë

Comments

comments

You might also like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *