Shpërthimi i fuqishëm në New York, ndiqni LIVE çfarë po ndodh (VIDEO)

682
0

Një shpërthim i pak minutave më parë në një stacion autobusi në Manhatan ka alarmuar autoritetet. Mediat ndërkombëtare raportojnë për mbylljen e disa rrugëve, ndërsa mësohet se ka edhe të plagosur.

Deri më tani nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur në këtë stacion autobusi, por mjaft qytetarë kanë raportuar pranë policisë së aty dëgjuan shpërthim dhe se kishin parë të plagosur. http://www.albeu.com/video-lajme/ndiqni-live-cfare-po-ndodh-pas-shperthimit-te-fuqishem-ne-manhattan-video/355757/
Autoritete lokale të Neë Yorkut kanë rënë në gjurmë të të dyshuarit si shkaktar i shpërthimit në metronë e Manhattanit pak minuta më parë.

Dyshohet se ai është një 20 vjeçar nga Bangladeshi dhe bombën e ka shpërthyer në emër të organizatës terroriste ISIS, përcjell Albeu.com.

Mediat e huaja raportojnë se edhe këto të dhëna duhen marrë me rezerva për aq kohë sa ngjarja është në zhvillim dhe nuk ka ende të dhëna të sakta edhe nëse ka ikur apo jo rreziku i ndonjë shpërthimi tjetër.

Dyshohet se i riu ka përdorur një bombë artizanale për të kryer shpërthimin në një prej zonave më të populluara të Neë Yorkut në mëngjes me orën lokale.