SHBA/ Nuk paguan spitalin, pacientja lihet në të ftohtë, e mbuluar me fasho dhe me rroba spitali

SHBA/ Nuk paguan spitalin, pacientja lihet në të ftohtë, e mbuluar me fasho dhe me rroba spitali

Gjatë këtyre 24 orëve të fundit në mediat ndërkombëtare po qarkullon një video amatore por që ka ngritur një debat në rang analistësh lidhur me empatinë që kanë spitalet dhe punonjësit në to.

Më konkretisht, në Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një grua është gjetur në rrugë, në një stacion autobusi, e mbuluar nga fashot dhe e veshur vetëm me një pelerinë spitalore, pa të brendshme. Personi që ka bërë videon, Baraka, ka venë re se pacientja nuk ishte në gjendje shumë të mirë mendore dhe është lënë aty në stacionin e autobusit së bashku me një qese me rrobat e sendet e saj nga truprojat e spitalit pranë.

Duke qenë se temperaturat kanë qenë me minus, Baraka është tmerruar nga ky gjest aspak njerëzor i punonjësve të spitalit dhe ka lajmëruar menjëherë. Kjo ka bërë që ata të vijnë e ta marrin sërish gruan e sëmurë. Sipas bisedimeve që ai ka pasur në ato momente, punonjësit e spitalit kanë thënë se ata e kanë dhënë ndihmën e parë por më pas ajo nuk ka paguar që të qëndrojë në spital, ndaj ata janë detyruar të veprojnë kështu.

Pasi video ka bërë xhiron e rrjetit, drejtuesit e spitalit kanë dalë në një prononcim ku kanë kërkuar ndjesë për çfarë ka ndodhur dhe do të merren masa lidhur me këtë që ka ndodhur.

Comments

comments

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: