Rrëfimi i Lu: Punoja si furrxhi, ja si bëja bukë dhe ëmbëlsira

Rrëfimi i Lu: Punoja si furrxhi, ja si bëja bukë dhe ëmbëlsira

Një projekt i quajtur “People First”, i cili përfshin bashkëpunimin mes një kompanie private shqiptare, ministrisë së Ekonomisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit, dhe i financuar nga USAID, ambasada suedeze në Tiranë dhe nga kompania private shqiptare që është promotore e projektit, u ka mundësuar trajnimin, certifikimin dhe gjetjen e një vendi punë dhjetëra të rinjsh në Shqipëri në sektorin e turizmit.

Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, i pranishëm sot në dhënien e certifikatave për disa prej të rinjve, duke e përgëzuar këtë nismë, rrëfeu edhe disa detaje nga profesioni i tij i parë, përpara se t’i hynte rrugës së diplomacisë.

Lu ka treguar me mjaft krenari dhe nostalgji se puna e tij e parë ka qenë në një furrë buke, ku ai përgatiste, biskota, bukë, e ëmbëlsira.

Ja fjala e diplomatit amerikan, e publikuar nga ambasada e SHBA-vë në Tiranë:

Ministër Ahmetaj, Minister Nikolla, Ambasador Ndisi, Zoti Ilirjani, Drejtor Micko, Zonja Laçi, të dashur të diplomuar,

Një nga punët e mia të para ishte si furrtar. Ishte viti im i parë në universitet dhe çdo ditë zgjohesha në orën pesë të mëngjesit dhe mësoja si të bëja bukë, biskota, torta dhe ëmbëlsira. Ishte një punë e mrekullueshme, sepse i gjithë dyqani i bukës mbante erën e këndshme të ëmbëlsirave të mrekullueshme dhe të bukës së freskët.

Jam në dijeni se disa nga ju të diplomuar keni ndjekur kurse të avancuara gatimi, të ofruara nga instruktorë të jashtëzakonshëm, si Xhafer Bejdo nga Durrësi. Të tjerë kanë mësuar rreth menaxhimit të bizneseve turistike, shërbimit ndaj klientëve dhe punës si recepsionistë.

Jam shumë i kënaqur të dëgjoj se ky program ka vendosur 164 nga ju si stazhierë në sektorin energjik të turizmit të Shqipërisë. Më pëlqen që 62 kanë gjetur punë tashmë. E di që më shumë prej jush do të gjejnë punë në ditët e ardhshme.

Shumë të rinj të talentuar në Shqipëri po kërkojnë punë të mira. Dimë gjithashtu se shumë kompani e kanë të vështirë të gjejnë punonjës të kualifikuar dhe të trajnuar. Bravo për Elton Ilirjanin dhe Grupin “Headhunter” që janë një pionier në gjetjen e vendeve të punës dhe trajnimin e shqiptarëve të mençur e të aftë për të konkurruar për ato vende pune.

Jemi krenarë që jemi partnerë me qeverinë suedeze, por edhe me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që drejton qendrat e formimit profesional në Shqipëri. Qëllimi ynë është që ky program pilot i suksesshëm të mund të shtrihet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për trajnime profesionale për mijëra stazhierë nga i gjithë vendi.

Nxis më shumë të rinj të aplikojnë këtë vit në këtë program të suksesshëm. Ju dëshironi punë të mira dhe ne duam që ju të jeni gati për ekonominë moderne. e.k/dita

Comments

comments

Related Post