Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët në Itali: Merr fund historia e pritjes pas dyerve

779
0

Kryeministri Rama ka vizituar dje Konsullatën shqiptare në Milano.

Pas kësaj vizite kreu i qeverisë njofton shqiptarët se pas transformimit të këtij institucioni merr fund pritja në rashë të gjata.

“Dje në ambjentet e reja dhe të transformuara rrënjësisht të Konsullatës shqiptare në Milano, ku për herë të parë pas çerekshekulli ka marrë fund historia e pritjes pas dyerve me ditë të tëra në radhë të gjata dhe është çelur një kapitull i ri i shërbimeve konsullore për qytetarët që sot shërbehen brenda 10 minutave në kushte dinjitoze”, ka shkruar Rama.