Qyteti i ëndrrave, s’ka krim, papunësia zero, rroga mbi 1.200 €.

Imagjinoni një vend ku të papunët nuk ekzistojne, ku shtëpinë ta ndërtojnë, ku rrogat nuk shkojnë poshtë 1.200 euro, ku nuk ka polici dhe interneti është pa pagesë në të gjithë qytetin. Ndonëse ju duket si një ëndërr, është një realitet në një qytet të vogël të quajtur Marinaleda.

Me një sipërfaqe prej 25 kilometra katrorë, dhe rreth 2.700 banorë, Marinaleda ndohet në Andaluz, në jug të Spanjës. Sekreti i një jetese të tillë? Shumë i thjeshtë. Banorët thjeshtë i thanë jo vrapimit pas akumulimit të pasurisë, duke i lënë vend vlerave të vërteta, harmonisë, bashkimit e ndihmës së ndërsjelltë. Banorët e këtij qyteti të vogël flakën çdo gjë nga kapitalizmi i egër. Vendimet merren në mënyrë demokratike, drejtpërdrejt nga qytetarët, në mbledhjet që mbahen pothuajse çdo javë dhe ku marrin pjesë 300-400 njerëz.

Kushdo që dëshiron të ndërtojë shtëpinë e tij mund ta bëjë këtë falas. Materialet dhe punëtorët e kualifikuar janë dhënë nga bashkia e qytetit, dhe lejimi bujar prej 192 metra katrorë do të thotë se shtëpitë janë të bollshme. Familjet pastaj do të paguajnë vetëm 15 euro ($ 19) në muaj për pjesën tjetër të jetës së tyre, me marrëveshjen që shtëpia nuk mund të shitet për përfitime private. /Shqiptarja.com

Comments

comments

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

You might also like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *