Puthi një të panjohur në kullën Eiffel, i ngeli fiksim dhe kërkon ndihme ne Twitter, pasi e gjen zbulon se ishte i fejuar

Puthi një të panjohur në kullën Eiffel, i ngeli fiksim dhe kërkon ndihme ne Twitter, pasi e gjen zbulon se ishte i fejuar

Një adoleshente amerikane u angazhua seriozisht për të gjetur një djalë të panjohur që e puthi në buzë në majë të kullës Eiffel në Paris ndërsa ndodhej aty si turiste. Studentja Juliana Corrales, nga Kalifornia apeloi në Twitter të martën pasi publikoi videon me djalin simpatik duke bërë thirrje t’ia gjenin atë pasi harroi t’i kërkonte numrin.

“E putha këtë djalë në majë të kullës Eiffel në Paris. Keqardhja më e madhe është se harrova t’i merrja numrin. A mund të na ndihmojë Twitter për këtë?”. Vajza kishte qenë në turne me shkollën dhe tha se të puthte një person në kullën Eiffel pavarësisht se prindërit e saj do të mërziteshin.

 

Kjo histori romantike u duk interesante dhe u shpërnda më shumë se 20 mijë herë në Twitter. Vetëm pak ditë më pas apeli ishte i suksesshëm pasi djali që quhej Gavin u gjet, por çështja nuk u mbyll me një fund të lumtur. Djaloshi duket se kishte një të dashur.

“E shoh që ju e gjetët Gavinin. Haha… por gjithsesi ka apo nuk ka të dashur dua që të falënderoj të gjithë ata që më mbështetën”. ©LAPSI.al

Comments

comments

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: