Profesioni më i ri, të paguhesh për të përkëdhelur macet.. Ja ku të aplikoni

792
0

Punët që janë menduar dikur të pamundura për t’u realizuara me një pagesë të konsiderueshme, tashmë po bëhen realitet.

Fillimisht, mund të ishe një shijues avokadoje ose të shkoje me pushime në Kankun dhe të bëje lekë nga ky udhëtim, kurse tani mjafton të përkëdhelësh një mace dhe merr rrogën në fund të muajit.

Spitali veterinary në Dublin, “The Just Cats Veternary Clinic and Cattery” është duke kërkuar dikë që të jetë i mirë në të përdhelurin e maceve dhe për këtë do të marrë një rrogë të konsiderueshme.

Por ka disa kriteve!

Së pari, duhet të duash shumë macet, të kesh duar të buta dhe elastike, të dish t’u flasësh dhe të komunikosh me to dhe mbi të gjitha, të kuptosh “murmurimat” e ndryshme të felinëve.

Ah, ke një bonus nëse numëron kotelet para se të flenë.

Pra, jeni gati për të shkuar në Irlandë? /B.al/