Po kthehshin nga Turqia, futbollistët shqiptarë përjetojnë tmerrin në avion

774
0

Futbollistët e ekipit të Partizanit dhe atij të Luftëtarit kanë përjetuar momente të vërteta tmerri e paniku gjatë kthimit nga Turqia për në Shqipëri.

Mësohet se për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të shiut, avioni më të cilin ata udhëtonin ka hasur turbulenca të forta duke krijuar një situatë tepër të frikshme.

Siç bën me dije gazeta “Panorama”, futbollistët fillimisht e kanë marrë me shkaka një gjë të tillë, duke bërë batuta të tipit “rruga qenka me gropa”. Por zgjatja e turbulencave e ka bërë situatën vërtet serioze, ndërsa mësohet se disa persona kanë humbur ndjenjat ndërsa të tjerë kanë nisur të ulërasin nga frika dhe ankthi.

Mësohet se kjo situatë e tensionuar ka zgjatur rreth 15 minuta, por më në fund, avioni është ulur në pistë dhe gjithçka ka përfunduar mirë, me mbërritjen në orën 22:00.