Peshkatarët 4 orë “luftë” në mes të detit, shokohen nga ajo që nxjerrin nga rrjeta

1190
0

Peshkatarët në qytetin turk të Mersint kapën një peshkaqen të gjatë pesë metra, të cilin e ekspozuan më pas edhe në treg.

Peshkaqeni 300 kilogramësh u kap nga një grup peshkatarësh në ujërat e Mesdheut. Nga rrjeta ata më pas e transferuan në breg ku edhe e ekspozuan për sytë kureshtarëve.

Kjo ngjarje e pazakontë tërhoqi vëmendje të madhe të qytetarëve të cilët dëshironin të bënin fotografi afër peshkaqenit gjigant.

Adnan Polat, ndihmës kryetar i Shoqatës së peshkaqenëve të Mersinit, deklaroi për “Anadolu Agency se peshkatarëve iu deshën katër orë të mposhtin peshkaqenin, i cili ishte ngatërruar në rrjet.

Siç tha ai, mishi i këtij peshkaqeni është treguar si i mirë për kurimin e kancerit. Për këtë arsye ata do ta ndajnë këtë mish me qytetarët e Mersinit.