Pas mjekëve, edhe infermierët drejt Gjermanisë: Ja çfarë po ndodh

Pas mjekëve, edhe infermierët drejt Gjermanisë: Ja çfarë po ndodh

Mbi 615 infermierë mësohet se kanë kërkuar të largohen nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, ndërsa lista kryesohet nga Gjermania.

Alarmi është dhënë nga Urdhëri i Infermierit, sipas të cilit nga Shqipëria kanë kërkuar të largohen infermierë me përvojë. Në këtë mënyrë pas mjekëve, një tjetër kategori e rëndësishme e sistemit shëndetësor pritet të braktisë Shqipërinë për vende pune në BE.

Statistika vjen nga regjistrat e Urdhërit të Infermierëve ku ata kërkojnë çertifikatën e profesionale para se të largohen, e domosdoshme për tu punësuar.

Sabri Skënderi shprehet se “617 infermierë kanë tërhequr certifikatën profesionale, dhe janë kryesisht infermierë me përvojë e që ndjehen të pavlerësuar, të pa motivuar e të papaguar për punën që bëjnë”.

Skenderi thekson se shkaqet e largimit janë për një pagë dhe trajtim më të mirë, por ajo që po shqetëson kompanitë, sidomos ato gjermane që kanë punësuar infermierët e parë, është niveli jo i duhur i njohurive praktike që ata zotërojnë.

Sipas tij, infermierët e rinj bëjnë pak praktikë për të qenë profesionistë të vërtetë. Në Auditore ka mungesë të pedagogëve infermierë.

Sipas tij, Shqipëria prodhon rreth 2000 mijë infermirë çdo vit, por problemi është te niveli profesional i tyre, pasi më të mirët ikin drejt vendeve të BE. Sipas tij, kompanitë tani po kërkojnë më shumë infermierët me ekperiencë pune të gjatë dhe po marrin infermierët e sallave kirurgjikale

Comments

comments

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: