Ngrin ujëvara e Niagarës, pamje fantastike (Foto)

1135
0

Është ftohtë?! Mos u qani fare, përkundrazi jini falenderues për këto temperatur! I gjithë ftohti është në SHBA. Moti i acartë që ka prekur pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sjellë reshje rekord bore ditët e fundit.

e të Bashkuara të Amerikës ka sjellë reshje rekord bore ditët e fundit.

I gjithë ky ftohtë ka sjellë dhe një gjë të paimagjinueshme dhe shumë të bukur. Ujvara më e madhe në botë, ajo e Niagarës ka ngrirë në disa pjesë të saj, e teksa e sheh të krijon përshtypjen skur ndodhet në Antarktidë. Ajo duket si një vend përrallorë.

Ujëvarat e Niagaras janë ujëvarat më të famshme në botë , që gjendet në Amerikën Veriore.Ujëvara vizitohet nga 6Milionë njerëz. Njeriu i parë që e përshkroi këtë ishte Evropian dhe tha se ujërat binin nga një lartësi me rreth 200metra , kurse një tjeter në shek.XVIII tha se ujërat binin nga një lartësi me rreth 250metra , kurse lartësia e kësaj Ujëvare është më pak se 70 metra.Një gjë që e bën karakteristike Ujëvarën është se ka shumë vëllim ujë me rreth 168.000 km3 ujë.Niagara është një nga lumenjtë më të shkurtër në Amerikë me vetëm 60 km , dikur ky lum kishte ujë sa shumë lumenjë të Evropës si: Sena , Rajna , Rena etj. , të marrë së bashku.Vëllimi i madhë i ujit ka grryer gurët në pragun e rënies dhe me kalimin e kohës , Ujëvara është zhvendosur për 10 km kundër rrjedhjes së ujit.Gropa e madhe nën të është krijuar su rezultat të forcës së rënies së ujërave.