Nëna lind fëmijën në korridorin e spitalit, i thërret të shoqit: Kape foshnjen! Fotot bëjnë xhiron e rrjetit

Nëna lind fëmijën në korridorin e spitalit, i thërret të shoqit: Kape foshnjen! Fotot bëjnë xhiron e rrjetit

Një sërë fotosh dramatike tregojnë momentin se si një nënë lindi fëmijën e saj të vogël në korridorin e spitalit.
Gruaja e cila ishte nënë e pesë vajzave më herët ka sjellë në jetë djalin e saj Max duke mbërritur me vonesë në spital.

Kjo ka bërë që doktorët ta shtrijnë menjëherë në koridor pasi nuk kishte kohë për ta dërguar në krevat.

Jesica Hogan, e cila jeton në Riley, Kansas, priti fëmijën e saj në orën 3 të mëngjesit, disa muaj më parë por vetëm tani ka vendosur që fotot të bëhen publike.

I ati i fëmijës ishte i pranishëm gjatë lindjes dhe ai e përjetoi me të njëjtin emocion.

Fotot janë bërë virale nëpër rrjete dhe gruaja është e kënaqur që ka ndarë këtë moment të bukur me miliona njerëz anembanë botës.joq.al

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: