Në shkollë talleshin me të, sot është njëri nga njerëzit më të fuqishëm në botë

638
0

Vetëm ai e di se si e ka kaluar fazën, kur pas orëve të mësimit e prisnin bashkëmoshatarët që ta rrahin deri në alivanosje.

Askush deri më tani nuk e di pse e kanë urryer këtë burrë në fëmijëri, por një gjë ishte sigurt që ai pas disa viteve do t’ua dëshmonte se e kishin gabim, dhe kështu arriti të bëhet shumë i pasur dhe një biznesmen i suksesshëm, sa që ka filluar të shkruaj faqet e reja të historisë, transmeton Telegrafi.

Ku është Elon Musk, burri që dërgoi “veturën raketë” Heavy Falcon të shëtis rreth Tokës?

Musk ka lindur në Pretoria të Afrikës së Jugut. Si djalë i ri nuk ka luajtur shumë me bashkëmoshatarët, pasi natë e ditë vetëm lexonte, dhe nganjëherë ka pasur raste kur brenda një nate i lexonte dy romane.

Gjithmonë i kanë interesuar kompjuterët dhe fanta-shkenca, dhe nuk është për t’u çuditur mënyrën e jetës që e ka zgjedhur. Nuk kishte një fëmijëri edhe aq të mirë si në shtëpi ashtu dhe në shkollë – e keqtrajtonin. Në shkollë e keqtrajtonin dhe e rrihnin, dhe i njëjti fat e priste edhe në shtëpi nga e ëma, shkruan Business Insider.

Pas shkurorëzimit të prindërve në vitin 1979, Elon mbeti në shtëpi me vëllanë Kimbal dhe babanë. Kurse në vitin 1983, dizajnoi dhe shiti për 450 euro lojën Blaster, dhe e dinte në cilin drejtim do të shkonte jeta dhe veprimtaria e tij.

Pas përfundimit të shkollës së mesme u shpërngul në Ontario të Kanadasë, diplomoi në fizikë dhe ekonomi në Universitetin e Pensilvanisë në SHBA.

Gjatë studimeve ua dëshmoi të gjithëve se është i zoti me para dhe biznes. Së bashku me shokun e dhomës, merrte me qira dhjetëra dhoma të konviktit dhe i shndërronte në klube të natës.

Plot një muaj i kishte kaluar vetëm me një dollar në xhep, dhe këtë e kishte bërë qëllimisht që t’ia dëshmojë shokëve se mund të mbijetojë.

Por jeta e tij ndryshoi pasi filloi studimet e doktoraturës në Stanford – dy ditë më pas i investoi 28 mijë dollarë që babai ia kishte lënë atij dhe Kimbalit, dhe kështu hapi kompaninë Zip2.

Në kompaninë që e hapi flinte dhe hante, dhe assesi nuk dëshironte të bënte jetë luksoze. Katër vite më vonë, e shiti kompaninë dhe fitoi 22 milionë dollarë. Kështu hapi online bankën që më vonë u shndërrua në PayPal.

Elon Musk arriti ta bëhet drejtori ekzekutiv, por bordi e kuptoi se sa i fuqishëm ishte, kështu e shkarkuan nga pozita sa ishte për pushime në Australi.

Megjithatë, ai mbeti si aksionar. Dhe kur në vitin 2012, eBay bleu PayPal, Musk ishte aksionari më i madh dhe fitoi 165 milionë dollarë. Asokohe themeloi kompaninë Space X që e dërgoi raketën Heavy Falcon në hapësirë gjatë kësaj jave.

2008, ishte viti më i keq për Elonin kur edhe atë e preku recesioni. Ai u detyrua të marrë para hua për të mbijetuar, dhe si rezultat i shumë problemeve u shkurorëzua nga kanadezja Justin Musk me të cilën i ka gjashtë fëmijë.

Edhe pse mezi arriti të ngritët në këmbë dhe të këndellet, ai filloi të shkruaj historinë me kompaninë Tesla. U martua dhe u shkurorëzua dy herë brenda pesë viteve me aktoren Talulah Riley.

Pasuria e Elon Muskut vlerësohet të jetë 20.8 miliardë dollarë, gjë që arriti të pozicionohet në vendin e 21-të në listën e amerikanëve më të fuqishëm nga revista Forbes në vitin 2017.

Sot është drejtor ekzekutiv i kompanisë Space X dhe bashkëthemelues i Tesla, themelues i kompanisë Neurolink dhe The Boring Company. http://www.albeu.com/bota/ne-shkolle-talleshin-me-te-sot-eshte-njeri-nga-njerezit-me-te-fuqishem-ne-bote/372210/