Media britanike: Shqipëria as në vitin 2050 nuk i plotëson kushtet për në BE

Media britanike: Shqipëria as në vitin 2050 nuk i plotëson kushtet për në BE

Një ditë më parë, Bashkimi Europian bëri publike strategjinë e zgjerimit, ku sigurisht synimi kryesor është përfshirja e Ballkanit. Por ndërsa për Malin e Zi dhe Serbinë, BE ka dhënë një afat që në vitin 2025 mund të anëtarësohen, për vendet e tjera, mes tyre dhe Shqipëria nuk ka asnjë afat.

Por gazeta britanike ‘Daily Express’, shkruan se vendi ynë, Shqipëria, as në vitin 2050 nuk do të mund ti plotësojë kushtet e integrimit në BE. Sigurisht një shkrim shumë pesimist, por që në fakt tregon edhe realitetin e vërtetë në Shqipëri.

Sipas ‘Daily Express’ Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina mund të mos jenë në gjendje të përmbushin kriteret për pranimin në BE para vitit 2050, ku studimi veçon ambiciet politike që këto vende kanë për të tejkaluar realitetin e problematikave.

I gjithë Ballkani Perëndimor, ishte me sy e veshë nga Europa, aty ku u pas 15 vitesh, Bashkimi Europian publikoi një strategji të re zgjerimi, me të cilën synon të ndezë një garë vrapimi për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, që sot janë në kushte të ndryshme të përafrimit me BE-në.

Janë 6 fusha të evidentuara në strategji. Theksi më i fortë është shteti ligjor dhe zero konflikte me fqinjët. Ndërsa dera mbahet e hapur, kontrolli për të hyrë drejt saj është në të njëjtën masë vigjilence për të 6-a vendet aspirante.

Por, duket se vetëm një nga vendet do të jetë gati të jetë pjesë e bllokut përpara vitit 2025, sipas deklaratve që u thanë dje nga Hahn, Komisioner i Zgjerimit.

Tabloiti britanik ”Daily Express”, nënvizon se: ”Kandidatët duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Turqinë, dhe shpresat për në BE të Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës, të gjithë janë larg ritmit që kërkon BE-ja”.

Tina Freyburg, profesoreshë në ”University of St.Gallen”, në bazë të studimit, ka matur se sa e mundshme është që pesë prej këtyre vendeve kandidate të bashkoheshin me BE-në para vitit 2050, bazuar në standardet e mëparshme të pranimit.

Aderimi është i mundur vetëm kur vendet kandidate përmbushin një listë gjithëpërfshirëse kriteresh dhe kur e zbatojnë ligjin e BE-së në legjislacionin e tyre kombëtar. Freyburg ka arritur në përfundime se Turqia dhe Serbia, që aktualisht janë të mbrojtura së bashku me Malin e Zi, do të arrijnë të përmbushin plotësisht ligjin e BE-së në mesin e viteve 2030.

Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina mund të mos jenë në gjendje të përmbushin kriteret për pranimin në BE para vitit 2050, ku studimi veçon ambiciet politike që këto vende kanë për të tejkaluar realitetin e problematikave.

“Mali i Zi mund të shihet si një nga shtetet e para potenciale”,-tha Freyburg. Por ajo paralajmëroi gatishmërinë politike të qeverisë malazeze dhe veton nga shtetet e tjera anëtare.

Studimi gjithashtu theksoi se zgjerimi është më së shumti i nxitur nga veprimi dhe përparimi i vendit kandidat, në vend të një politike “ekspansioniste” të Brukselit. Ajo shtoi shqetësimet e BE rreth anëtarësimit në rritje duke rrezikuar një “thellim të institucioneve europiane” që janë pengesa jo-teknike që anëtarët e ardhshëm duhet të luftojnë.

/Marrë nga KJ

Comments

comments

Related Post