Me plis të bardhë në Kongresin Amerikan, kush është mikesha shqiptare e Trump që mori pjesë në fjalimin e tij

805
0

Gruaja e parë shqiptaro-amerikane, e cila ka qenë zgjedhur si këshilltare në një kantonë të
shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptarë, është e vetmja
shqiptare që mori pjesë në Fjalimi i Përvitshëm i Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, të martën më 30 Janar 2018.
.
Ish- këshilltaria në një kantonë të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit
shqiptarë, ishte gjithashtu ajo e vetmja që tërhoqi dhe vemendjen e Presidentit Trump,
gjatë fushatës së tij, për kandidat nga partia republikane, për President.

Ajo arriti deri sa të jetë cituar një vit më nga presidenti në SHBA, Donald Trump në rrjetin
social Twitter.
Vet Presidenti Trump citoi një mesazh ku ajo shprehte mbështetjen për kandidatin,
pavarësisht prej kritikave nga “National Review”, revistës konservatore amerikane. Revista
sapo kishte porositur Republikanët që të mos gënjeheshin prej retorikës së manjatit të
pronave të patundshme nga New York-u.
Lisa Milicaj, vajza e dy emigrantëve nga Kosova, ishte një nga mbështetësit e shumtë që
reaguan në favor të kandidatit Trump, shkruante një vit më parë gazeta shqiptaro
amerikane Illyria në New York.
“Të them të drejtë nuk kisha dëgjuar kurrë për ‘National Review’ derisa ‘u përpoqën’ të
deklarojnë luftë kundër jush. Pa merak, ju tashmë e keni votën time”, ka shkruar ajo në
Twitter, mesazhin që është ripërsëritur fjalë për fjalë nga Trump.
Mirëpo kësaj rradhe shqiptaro amerikania Lisa Milicaj, jo vetëm që ka marrë pjesë së
bashku me Harry Bajraktarin një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar, së bashku me
mikun e madh të shqiptarëve, kongresitin demokrat Eliot Engel dhe bashkëshorten Patty,
por ka vendosur mbi kokë në mes sallës së Kongresit dhe Senatit, gjatë Fjalimit të
Përvitshëm i Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Plisin e bardhë
të Kosovës, dhe ka pozuar duke bashkuar dy pëllëmbat e dyarve, duke bërë kështu edhe
simbolin e Shqiponjës, me dy krena të flamurit tonë kombëtar.

Ajo është vajzë e dy emigrantëve nga Kosova dhe ka bërë histori duke qenë një nga gratë e rralla shqiptare të përfshira në politikën amerikane.

Lisa MIlicaj ka biznesin e saj të suksesshëm, një agjensi sigurimesh në pronat e patundshme, të cilën e drejton vetë në postin e Presidentes. Firma quhet “First Insurance Agency Inc”.

Prindërit e Lizës erdhën në SHBA rreth 45 vjet më parë, po ndonëse e lindur këtu, Lisa flet bukur shqip dhe është aktiviste e mirënjohur në komunitet.