Marin Mema i shkruan Presidentit grek: Shqiptarët nuk do ta mbyllin gojën!

1253
0

Falja e 12 miljeve detare Greqisë ka ngjalluar protesta qytetare dhe reagimin e një sërë figurash publike, të cilët dënojnë ashpër “gjunjëzimin” e qeverisë Rama para “hijes”së Athinës.

I fundit që ka reaguar ka qenë Marin Mema, i cili ka deklaruar se shqiptarët nuk do ta mbyllin gojën.

Madje gazetari i njohur ka paralajmëruar presidentin grek t’i lërë kërcënimet sepse nuk “pinë ujë” kundër popullit shqiptar.

Marini nuk ka lënë pa përmendur as mbylljen e shkollave shqipe në Kretë, nga anëtarët e Agimit të Artë, për shkak të një vogëlushi që mbante veshur bluzën e Shqipërisë së Madhe.

Në letrën e tij, gazetari shkruan se:
I nderuar zoti President i Republikës Greke Prokopis Pavlopulos ju kërkuat sërisht me tone aspak diplomatike që shqiptarët të mbyllin gojën, por kjo nuk ka për të ndodhur !! Ne nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë asgjë që nuk na takon !!

Historinë nuk e kemi rrëmbyer dhe as do ta rrëmbejmë !! Nuk duam ekstreme dhe aq më pak kuptojmë ekstremët folklorikë qe mbyllin shkollat shqiptare në Kretë !!

Ju lutem zoti President behuni europianë , lërini kërcënimet sepse ju garantoj nuk pijnë ujë tek ne !!

Ju flisni me shpoti e kërcënoni një vend fqinj, por harroni se ky vend nuk ka frikë nga gazetarët siç keni ju !!

Ne jemi të hapur sepse s’kemi asgjë për të fshehur e aq më pak për të pasur frikë, e për më tepër ju siguroj nuk do të pranojmë askënd cilido qoftë ai të falë atë që nuk falet !! Ju zoti President keni frikë nga e vërteta e kjo nuk është europiane !!!

Tani vendosni kush janë europianët dhe frikacakët e vërtetë zoti President ?! Ne sigurisht jo, ju gjeni vetveten !!