Libri për Trump zbulon detaje të tmerrshme për të dhe gruan e tij

629
0

“Nuk flenë bashkë dhe mezi flasin”, dalin sekretet martesore të ciftit Trump

Një libër të ri shpërthyes, i cili pretendon se çifti presidencial Trump mezi flasin dhe kurrë nuk kanë intimitet në shtrat, ka shkaktuar reagime të forta në rrjete sociale.

Libri i ri i Micheal Wolff i quajtur “Zjarr dhe tërbim” tregon detaje nga brenda Shtëpisë së Bardhë, të cilën ai e përkufizon si “një punë fiksioni” nga Trump, miliarderi kaotik që nuk kishte dashur t’i fitoj kurrë zgjedhjet në SHBA.

“Çifti, i cili u martua në vitin 2005 në Kishën Episkopale të Bethesda by-the-Sea në Palm Beach, mezi flasin dhe ka ditë që nuk e dinë as ku ndodhet njëri ose tjetri”, thotë Wolff.

Autori pretendon se çdokush rreth Presidentit e percepton marrëdhënien si “hutuese” dhe thotë se Trump mezi e njeh djalin e tij 12-vjeçar Barron, duke e përdorur atë vetëm për paraqitje publike.

Libri eksploziv gjithashtu lë të kuptohet se Donald dhe ish-modelja Melania, 47 vjecare kanë dhoma gjumi të ndara – çifti i parë i parë që e bën këtë që nga John dhe Jackie Kennedy.

Thuhet se presidenti preferon të ushqehet me McDonalds sepse ai jeton me frikën se do të helmohet.

Wolff thotë se askush- as vetë Trump ose të tjerët që merrnin pjesë në organizimet e fushatës nuk besuan se ai do të mund të fitonte.

Ai shkruan : ‘’Kur zgjedhjet po përfundonin, Trump u bë më optimist. Qëllimi i tij kryesor ishte fitorja.’’

‘’Unë mund të bëhem njeriu më i famshëm në botë’’, i kishte thënë Trump një mikut të tij atë kohë.

Ish-krahu i djathtë i Trump gjithashtu shpjegon në libër se në natën kur u shpallën rezultatet finale për president të SHBA-së, gruaja e tij Melania Trump kishte qarë dhe ata lot nuk ishin lot gëzimi.