Lajm i mire per Aplikuesit e Llotarise amerikane

Lajm i mire per te gjithe aplikuesit e Llotarise amerikane per vitin 2017. Te gjithe ato qe nuk kan fituar ende Llotarine amerikane do te kene mundesi te provojne shansin edhe kete vit. Presidenti Donald Trump pasi mori detyrën si President i SHBA, vendosi të reduktonte vizat për llotarinë Amerikane në 50%. Mirë po duket se ky vendim nuk do të zbatohet.
Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se për vitin fiskal 2018, do të ketë sërish 50.000 viza në dispozicion të fituesve të Lotarisë Amerikane nëpër botë. Përzgjedhja si përherë është rastësore përmes një shorti kompjuterik. Numri i vizave shpërndahet mes gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend nuk mund të marrë më shumë se 7% të totalit të vizave të shumëllojshmërisë të akorduara në një vit për këtë qëllim.

Shqipëria hyn në mesin e shteteve që kualifikohen si përfituese të Lotarisë amerikane dhe cdo vit shume shqiptare provojne shansin per ta fituar ate.

Si çdo vit Departamenti i Shtetit publikon peridhen aplikimit per Llotarine amerikane. Periudha e aplikimit nis në 3 tetor 2017 dhe vazhdon deri në 7 nëntor 2017.

Si gjihmone këshillohet të mos pritet deri në ditët e fundit për të aplikuar, sepse kërkesat e shumta mund te rëndojnë website-n e Llotarise amerikane.

Nese aplikohet vete duke e njohur mire proceduren e aplikimit dhe rregullat e saj, nuk ka tarifë për t’u regjistruar për lotarinë ndersa Tarifa e vizës paguhet ditën e intervistës në Konsullatë vetëm nga ata që do të rezultojnë të përzgjedhur.

Para aplikimit për lotarinë, duhet të kontrollohen kërkesat për kualifikim, sic eshte arsimi ose puna e specializuar. Kërkesa për arsim të mesëm të barabartë me arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara është shumë e prerë dhe profesionet për të cilat përvoja e punës mund të përdoret për t’u kualifikuar, janë të kufizuara. Kualifikimet nuk shqyrtohen para intervistës, kështu që përzgjedhja për lotarinë nuk do të thotë gjithmonë se aplikanti do të kualifikohet për vizë.

Comments

comments

You might also like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *