Ky mësues postoi në internet detyrat dhe këshillat që i dha nxënësit për pushimet verore. Dhe u bë i famshëm!

Ky mësues postoi në internet detyrat dhe këshillat që i dha nxënësit për pushimet verore. Dhe u bë i famshëm!

Cesare Cata, një mësues nga Italia që punon në shkollën Polo Scolastico Paritario Don Bosco në qytetin bregdetar të Fermos, i dha nxënësve të tij disa detyra për kohën e pushimeve. Ishte një listë me 15 detyra. Dhe mund të jetë gjëja më e mirë që ai ka bërë ndonjëherë për ta.

Lista është bërë hsumë e pëlqyer online dhe ka fituar me mijëra pëlqime. Ja cila është ajo:

  1. Dil për shëtitje përgjatë bregdetit çdo mëngjes vetëm, shih dritën e diellit që reflektohet mbi ujë dhe mendo për gjërat që të bëjnë të lumtur.
  2. Përpiqu të përdorësh fjalët e reja që mësuam në klasë këtë vit. Sa më shumë gjëra që të mundesh të thuash, aq më shumë mendime do të kesh. Sa më shumë të mendosh, aq më i lirë do të jesh.
  3. Lexo sa më shumë që të mundesh. Jo sepse duhet ta bësh, por sepse pushimet janë kohë frymëzimi për ëndrra dhe aventura, dhe leximi është si fluturimi. Leximi është forma më e mirë e rebelimit.
  4. Shmang njerëz, gjëra dhe situata që të bëjnë të ndihesh i palumtur ose bosh. Kërko frymëzim, dhe miq që të të pasurojnë jetën, që të kuptojnë dhe që të vlerësojnë për atë që je.
  5. Nëse ndihesh i trishtuar apo i frikësuar, mos u shqetëso. Pushimet, ashtu si cdo gjë tjetër e mrekullueshme në jetë, mund ta shtyjnë shpirtin në konfuzion. Përpiqu të mbash një ditar dhe të përshkruash si ndihesh.
  6. Kërce, pa ndjerë turp. Bëje kudo dhe kurdo që mundesh – në pistë, apo i vetëm në dhomën tënde. Pushimet dhe vera duan kërcim, dhe është budallallëk të mos e bësh.
  7. Shih lindjen e diellit të paktën një herë. Rri i heshtur dhe merr frymë thellë. Mbyll sytë dhe ji mirënjohës.
  8. Bëj shumë sport.
  9. Nëse takon dikë që të pëlqen vërtetë, thuaja, dhe bëjë në mënyrën më elokuente e të sinqertë që të mundesh. Mos u shqetëso nëse nuk të kuptojnë. Nëse asgjë nuk ndodh, atëherë nuk është e thënë. Nëse gjërat shkojnë mirë, atëherë do të kaloni pushimet bashkë dhe do të jetë e mrekullueshme.
  10. Rilexo shënimet nga leksionet tona. Krahaso gjithë gjërat që kemi lexuar me gjithë gjërat që po të ndodhin në jetë.
  11. Ji aq i lumtur sa rrezja e diellit e aq i lirë e i pazbutur sa deti.
  12. Mos shaj. Ji i sjellshëm dhe i mirë.
  13. Shih filma të mirë, me skenarë zemërthyes. Nëse është e mundur, shihi në anglisht. Kështu do të përmirësosh gjuhën dhe zhvillosh aftësinë të ëndërrosh dhe ndiesh. Mos lejo që filmi të përfundojë me titrat e fundit – rikrijoje temën e tij në jetën tënde, në mënyrë të përsëritur, bëje pjesë të eksperiencës tënde të pushimeve.
  14. Vera është magjike. Në rrezet e diellit të cdo mëngjesi dhe gjatë mbrëmjeve të nxehta, ëndërro për atë si duhet të jetë jeta jote. Bëj që gjithcka që të ndodh, të varet nga ti. Kështu nuk do të heqësh kurrë dorë nga rruga drejt ëndrrave të tua.
  15. Ji i mirë. /www.bota.al/

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: