Kush eshte Valeri, fëmija fenomenal shqiptar që i punon “zbor” makinës (Video)

1353
0

E quajnë Valter dhe po kthehet në një fenomen në rrjetet sociale. Ai është shqiptar dhe në moshë shumë të vogël, por talenti e pasioni i tij janë makinat.

Valteri duket se ka një të ardhme mjaft premtuese në garat me makina, pasi që tani ai po mëson me detaje si të drejtojë një automjet, e madje, edhe si të bëjë drift.

Përgjithësisht ai është i shoqëruar nga persona të tjerë në momentin që merr drejtimin e makinave luksoze, të cilat preferon herë pas here t’i ekspozojë edhe në Instagram.

Mirëpo, nuk duhet harruar se drejtimi i automjetit nga personat që nuk kanë patentë, e për më tepër nën moshën 18 vjeç, është i ndaluar dhe i rrezikshëm në vendin tonë.

Ndaj Valter i dashur, të gjithë jemi të gëzuar dhe të lumtur për talentin tënd, por trego kujdes, pasi një pakujdesi e vogël mund të hedhë në erë gjithë të ardhmen tënde.

Dhe kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e prindërve.