Kush është investitori Shqiptar që do të sjellë “A2” kanalin e ri shqiptar simotër të CNN

Kush është investitori Shqiptar që do të sjellë “A2” kanalin e ri shqiptar simotër të CNN

Media e njohur ndërkombëtare, CNN, ka hyrë në tregun shqiptar, përmes investitorit shqiptar Gener 2, një ndër kompanitë më të mëdha shqiptare në ndërtim e qendrave tregtare.

Lajmi u bë i ditur në një njoftim zyrtar, ku Gener 2 njoftoi hapjen e stacionit të parë informativ A2, në një partneritet ekskluziv me CNN, liderin botëror të informacionit. Stacioni i ri do të ketë selinë dhe qendrën kryesore të prodhimit në Tiranë, i mbështetur nga njësi informative të vendosura në qytete të tjera në Shqipëri dhe në rajon.

Ngritja e A2 është rezultat i bashkëpunimit të dy emrave të rëndësishme, Gener 2 dhe CNN. Të dy liderë në sektorët përkatës, Gener 2 e CNN do të sjellin së bashku ekspertizën lokale dhe atë botërore, standardet dhe kapacitetet për nisjen e stacionit të ri.

Stacioni televiziv, që pritet të nisë punën në fund të vitit, do të ofrojë mbulim për rezidentët në Shqipëri, si dhe miliona shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit.

“Me ngritjen e këtij stacioni informativ, të lidhur me CNN, të vendosur në Tiranë, ne duam të rrisim nivelin e prodhimit të lajmeve lokale, të ndryshojmë realitetin mediatik në Shqipëri dhe të ofrojmë një burim informacioni të shpejtë, të thelluar, të saktë dhe të besueshëm.

I poseduar nga kompania Generic2, A2 do të jetë nën pronësinë e një prej 10 personave më të pasur në Shqipëri, Bashkim Ulaj.

Lajmi për ardhjen e A2 si partner i CNN ka sjellë një tjetër risi në tregun mediatik Shqiptar dhe jo vetëm./IMA/

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: