Klubi italian kërkon mesfushorin kuqezi

1026
0

Mesfushori i kombëtares shqiptare në futboll, Kamer Qaka, po kërkohet nga klubi i njohur italian, Sampdoria.

22-vjeçari me paraqitjet e tij për skuadrën rumune Politehnica Iasi ka detyruar italianët të kërkojnë shërbimet e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.

Qaka ka pranuar për mediat norvegjeze se është i gatshëm për bisedime.

“Me siguri di për një ofertë të Bragës në Portugali, ndërsa nga Suedia ka vetëm interesim. Objektivi im është që të luaj në kampionate prestigjioze dhe për momentin mund të them se ka 80 % mundësi që të largohem”, ka thënë ai.

Në vijim, Qaka shton se stili i tij përshtatet shumë me futbollin në Spanjë e Itali. Ndërkohë, presidenti i klubit rumun, Adrian Ambrose, duket i dorëzuar dhe e pranon se përveç ofertave nga kampionatet e rëndësishme, interes për mesfushorin ka shfaqur edhe Steaua Bukuresht, CFR dhe Kraiova në Rumani.

“Do të jetë shumë e vështirë që ta mbajmë”, ka theksuar ai.

Gjithsesi, sipas “Top-Channel”, zërat që vijnë nga Italia janë më këmbëngulës në këtë garë, pasi Sampdoria ka gati rreth 1 milion euro për të blerë kartonin e shqiptarit, që konsiderohet edhe si një nga lojtarët e të ardhmes në radhët kuqezinjve,