Kjo është Kesi, shefja e frikshme e call-center në Tiranë

896
0

Quhet Kesida Kopaçi dhe është koordinatorja e një prej fushatave të shumta në kompaninë e call centerave IDS, me seli në Tiranë.
Ajo është “bisha” që u mori shpirtin operatorëve që nuk u ndihej zëri, me ulërima në maksimum e trembje deri në palcë.

Kesida, e cila është edhe mama e një fëmije, është filmuar teksa u ulëriste me të madhe e u bënte presion operatorëve e supervizorëve të IDS-së që kishte vartës, për të zgjatur telefonatat.

Pjesa më e madhe e punonjësve në këtë kompani janë mosha të reja, studentë, të cilët punojnë gjithmonë nën presionin psikologjik dhe poshtërimin nëpër call-centera.

kesi-1
Ata nuk e ngrenë dot zërin e ta kundërshtojnë. Të shumtë janë operatorët që komentojnë e dërgojnë mesazhe pranë “JOQ.al”, teksa thonë se në këtë call center punonjësit trajtohen si mos më keq dhe punëdhënësit i shikojnë si skllevër.

Kesida ka fshire profilin e saj në rrjetet sociale pas publikimit të videos. Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga kompania IDS për këtë dhunë psikologjike qe ushtrohej ndaj punonjesve.

Video e derguar ne “JOQ” nga punonjes te IDS