Kërkoi leje për në tualet, si arriti të arratisej i burgosuri nga Gjykata e Gjirokastrës

510
0

Një 24-vjeçar arriti tu ikë policëve nga salla e gjyqit ku kishte dalë për masën e sigurisë. Ngjarja ndodhi në Gjykatën e Gjirokastrës sot në orën 12:00, ndërsa tashmë kanë dale edhe detajet e ngjarjes.

Pak minuta pasi kishte hyrë në sallë, dhe kur pritej trupi gkykues, 24 vjeçari i akuzuar për përndjekje ka kërkuar leje për të kryer nevojat personale është larguar me shpejtësi nga dritarja e tualetit.

Forca të shumta policore kanë ngritur postblloqe në të gjithë qytetin e Gjirokastrës.

24 vjeçari Saimir Ahmetaj nga fshati Van i Delvinës ishte akuzuar për veprën penale të ‘përndjekjes’.