Karroca me kalë shkakton kaos në qytet, 3 të plagosur

Karroca me kalë shkakton kaos në qytet, 3 të plagosur

Një karrocë me kalë në Central Park, Manhatan, me tre pasagjerë u përplas pasi kali u frikësua nga hapja e një çadre.

Kali, me emrin Arthur, po pinte ujë, Central Park South kur çadra u hap nga një person që sipas New York Daily News edhe ai po bërtiste.

Ai hodhi shoferin pasi dëgjoi këtë tingull, dhe vrapoi për në rrugë të dielën rreth orës 13:00.

Një dëshmitar tha se kali po vraponte drejt trafikut të makinave.

Kali përfundoi mes një rradhe makinash të parkuara dhe një furgoni të verdhë. Shumë automjete mbetën të dëmtuara.

Një dëshmitar tha se duhesin pesë persona duke përfshirë edhe shoferin e kalit për ta qetësuar kalin. Të gjithë pasagjerët u dërguan në spital pasi kishin pësuar lëndime të lehta.

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: