Kalimtari gjen foshnjën e braktisur lakuriq mes ferrave dhe bën diçka që askush në atë vend nuk guxon ta bëjë

19561
0

Ndërsa një burre po kalonte nëpër rrugët e Gujarit, Indi, ai dëgjoi diçka që e bëri atë të ndalet. Një zë i çuditshëm, si një britmë, po vinte nga disa shkurre afër. Kurioz dhe i shqetësuar, ai shkoi për të gjetur se çfarë ishte. Shtrirë në tokë në mes të shkurreve ishte një vajzë e vogël. Fëmija ishte braktisur në të ftohtë pa rroba dhe pa një batanije për ta mbajtur atë të mbuluar. Ajo ishte gjakosur pasi gjembat kishin shpuar lëkurën e saj të butë.

Ndryshe nga i gjithe vendi perqark që vajzat nuk i pranonin ne familje, ky burrë i mirë kishte zemrën e mire dhe nuk mund ta linte ashtu

Burri shpejt thirri shërbimet emergjente që erdhën dhe shpëtuan vajzën nga gjendja e saj e mjerueshme. Ata me kujdes tërhoqën gjembat nga trupi i saj, e pastruan dhe e ushqyen. Mrekullisht, përveç lëndimeve që ajo pësoi nga gjembat, ajo ishte në gjendje të qëndrueshme dhe mjekët ishin të bindur se ajo do të rimëkëmbej plotësisht.

Policia po kërkon për prindërit e kësaj vajze të vogël, por fatkeqësisht braktisja e fëmijës nuk është e pazakontë në Indi dhe në pjesë të tjera të botës. Vajzat shihen si barrë dhe mallkim në familje.

Askush nuk i do vajzat sepse i kane si pengese. Shumë familje nuk mund të përballojnë shpenzimet e dasmes kur vajzen e kerkojne per martese dhe djemtë konsiderohen më të aftë të kujdesen për prindërit e tyre në moshën e tyre të vjetër.

Për shkak të kësaj, mijëra vajza të porsalindura janë braktisur, mizorisht pa e njohur ndonjëherë dashurinë dhe mirësinë. UNICEF vlerëson se 50 milionë vajza ose janë vrarë qe foshnje ose jane abortuar.

Këto shifra janë tronditëse , por ka shpresë. Organizatat si “Invisible Girl Project “po punojnë për të hedhur dritë mbi këto mizori dhe për të shpëtuar viktimat e pafajshme.

Lutemi që një ditë keto stigma kundër vajzave të zhduken dhe të gjitha jetët të shihen si të çmueshme dhe të vlefshme.

/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/