Kaliforni, mjeku i kërkon të zhvishet, përgjigja e gruas është epike

641
0

Një grua rreth 45-vjeç, dhe një fëmijë 1-vjeç ishin duke pritur radhën për një konsultim me mjekun, pasi fëmija i vogël kishte shfaqur disa probleme me shëndetin.

Pasi erdhi radha, mjeku e mat fëmijën, e peshon dhe ishte pak i shqetësuar me rezultatet, ndaj pyet gruan nëse e ushqente fëmijën me qumësht gjiri apo shishe.

“Me qumësht gjiri ushqehet”, i thotë gruaja.

Mjeku i kërkon që të zhvishet nga mesi e lart dhe të nxjerrë gjoksin e saj për një moment. Dhe pasi e shikon me hollësi, i kthehet: “Nuk është çudi që fëmija nuk është rritur si duhet. Ju nuk keni asnjë pikë qumësht.”

“E di, doktor. E vërteta është se unë jam gjyshja e tij, por ju nuk e dini sa e lumtur jam që erdha sot.”

Ka qenë vetë mjeku i njohur me inicialet A.I.J nga një provincë e Kalifornisë, Shtetet e Bashkuara, i cili e ka shpërndarë në portalin TMZ këtë ngjarje që i ka ndodhur, duke e cilësuar atë si një ndodhi qesharake dhe absurde pasi nuk duhet të luhej me këto gjëra..