Jam penduar që i lash fëmijët në shtëpi me gjyshërit, vetëm edukatë nuk quhet ajo që po marrin

Jam penduar që i lash fëmijët në shtëpi me gjyshërit, vetëm edukatë nuk quhet ajo që po marrin

Rritja e fëmijëve me gjyshër ka jo pak pasoja negative dhe unë jam një nënë e dy fëmijëve 3 dhe 5 vjeç që po vuan këto pasoja ! Nuk e mohoj kurrësesi dashurinë që ata u japin fëmijëve, por më duket sikur i gjithë mundi im, puna ime dhe edukata që mundohem t’u jap fëmijëve më bie poshtë çdo ditë gjatë kohës që fëmijët janë vetëm me gjyshërit në shtëpi! Është si një kështjellë rëre që e ndërtoj çdo pasdite e më shëmbet çdo mëngjes. Duke qenë se jetoj me prindërit e bashkëshortit dhe ata janë në moshë jo shumë të thyer, në një mënyrë na janë lutur që fëmijët mos t’i çojmë në kopësht a çerdhe por t’i mbajnë ata në shtëpi! Nuk dua të flas për pjesën sesa shumë unë ngulomva që fëmijët t’i çoja në çerdhe e kopësht që të kalonin kohë me bashkëmoshatarët e tyre të luanin e të mësonin, por sesi ata kanë ngelur në vend numëro ! Po ju përshkruaj shkurtimisht ditën e fëmijëve të mi dhe më thoni a kam të drejtë apo jo !
Kur vjehrra apo vjehrri bëjnë pazarin nuk harrojnë asnjëherë t’u blejnë fëmijëve patatina, çibukë e çokollata ! Shumë prej jush do më thonë “ Pse moj çfarë do ti, ja me gjithë të mirat po t’i mbajnë” ! PO u them faleminderit që u blejnë fëmijëve, por a nuk munden që në vend të atyre patatinave që fëmijët hanë nga dy pako në ditë, t’u japin fruta!
Pasi hanë mëngjes, vezën që “noton” në gjalp, sallamin e skuqur e ku ta di unë tjetër, ulen para televiziorit e marrin me rradhë telenovelat apo programet e tjera televizive. Kur fëmijët dalin jashtë me vjehrrën apo vjehrrin detyrimisht do të rrinë me plakat e lagjes apo pensionistët që luajnë domino sepse fëmijët e tjerë janë në kopësht. Gjumin e drekës herë e bëjnë e herë jo sepse askush nuk i ndalon së pari televizor ! Kur unë vij nga puna mundohem t’i angazhoj me detyra të ndryshme, me lojra që t’i zhvilloj, por ata janë dembelosur dhe mezi presin orën 8:00 se fillon telenovela që shohin me nënën, telenovelë që e shohin dhe ritransmetim! Jam shumë e sigurtë që kjo është dita e shumë fëmijëve që rrinë me gjyshërit në shtëpi , jo se këta nuk i duan, apo duan t’i bëjnë keq fëmijëve, por çdo gjë është me moshë !

Comments

comments

Related Post