Ja 9 arsyet pse duhet të mbani lule në shtëpi.

887
0

Jo të gjithë i pëlqejnë lulet në shtëpi, mirëpo ka disa arsye pse duhet ti mbani ato.

Ndoshta ka ardhur koha ta mësoni veten të bashkëjetoni me gjelbërimin dhe  aromën e luleve në shtëpi. Lulet janë të mira për shëndetin fizik, mendor dhe janë një ndër dekoret më të bukura të shtëpisë.

Ja 9 arsyet pse duhet të mbani lule në shtëpi.

1-Lulet ju ndihmojnë të relaksoheni, pasi ngjyrat e tyre dhe aromat stimulojnë adrenalinën. Kjo rrit oksigjenin në tru dhe ju bën të ndiheni më të qetë.

2-Ato i japin dhomës lagështi duke shmangur kështu tharjen e ajrit.

3-Disa prej tyre kanë veti shëruese që do ju duhet ti përdorni si p.sh. aloe vera.

4-Lulet nxisin kreativitetin.

5-Ato ulin rrezikun e zhvillimit të alergjive, sidomos lulja merimangë. Ajo e pastron ajrin e dhomës me 90 % nga lëndët toksike brenda dy ditëve.

6-Pastrojnë ajrin dhe japin oksigjen.

7-Ju shtojnë energjinë dhe përmirësojnë humorin tuaj falë ngjyrave, formave dhe aromës së tyre.

8-Ulin nivelet e stresit.

9-Ju ndihmojnë në shplodhjen e syve të lodhur. Fiksoni lulet për disa minuta dhe sytë do të ndihen më të qetë.