Italia “paguan” emigrantët për t’u kthyer në atdhe, përfshihen edhe shqiptarët

Vetëm pak ditë më parë, raporti i PWc tregoi se shqiptarët kryesonin listën e azilantëve të 2015 dhe 2016 që ishin ende në pritje të përgjigjes së tyre të qëndrimit. Ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2017, Eurostat raportoi se 6,000 shqiptarë aplikuan rishtas për azil, duke u renditur të gjashtët pas vendeve të Lindjes së Mesme dhe atyre afrikane, për numrin e lartë të azilkërkuesve.

Në të njëjtën kohë, Italia, fqinja jonë tek e cila numri i emigrantëve shqiptarë është i konsiderueshëm ndër vite, ka shpallur një projekt të ri, i financuar nga ministria e brendshme italiane, me bashkëpunim të Fondit Europian të Azilit, Migrimit dhe Integrimit, ku ndihmohen ekonomikisht të gjithë të huajt jokomunitare për rinisjen e një jetë të re në atdhe.

Projekti “Back to the future”,i Gruppo Umana Solidarietà, mbështet konkretisht ata që vendosin të kthehen (duke përfshirë edhe shqiptarët) duke u ofruar pagesën e biletës së kthimit, një shumë të vogël për nevojat e para dhe një mbështetje të personalizuar për riintegrimin e të kthyerve në Atdhe.

Kush mund të përfitojë?

Sipas njoftimit të projektit të afishuar në faqen e internetit të projektit (http://rimpatri.gus-italia.org/), mund të përfitojnë të gjithë ata që kanë një leje qëndrimi, ata në pritje për ta marrë apo atyre që u është refuzuar, por nuk mund të marrin pjesë ata që kanë përfituar më parë nga programe të ngjashme riatdhesimi vullnetar të ndihmuar.

Çfarë ofron Italia:

Orientim e konsulencë para-nisje dhe përcaktimin e një plani individual riintegrimi;
Ndihmesë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit dhe në aeroportin e nisjes, përfshirë edhe blerjen e biletës;
Pagesën e shpenzimeve për ngrënie e fjetje në Itali deri në çastin e nisjes;
Dhënien e një kontributi para-nisje në masën 400 eurove.

Çfarë ofron në vendlindje:

– Marrje në ngarkim të personit të kthyer nga një partner lokal, për gjashtë muaj nga data e kthimit;
– për realizimin e riintegrimit do të ofrojë financim prej 2000 eurove (shpenzime shtëpie, ngrënie apo gjetje pune)
– Në rastin e familjeve që do të kthehen , kontributin para-nisje prej 400 eurove dhe ndihmesën e reintegrimit prej 2.000 eurove, do ta përfitojë çdo pjesëtar i familjes.

Për të përfituar nga ky program, në njoftimin e programit jepen numrat e kontaktit dhe adresën e email për të bërë aplikimin dhe nënshkrimin e një formulari.

Comments

comments

You might also like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *