Itali, shqiptari me çekan në dorë thyen kazinonë. Nuk e duroi ate qe i thane.. (VIDEO)

432
0

Mediat italiane kanë publikuar sot pamjet kur një shqiptar thyen xhamat e një biznesi.

Ngjarja ka ndodhur në Cefalù natën mes 13-14 janarit. Shqiptari 37 vjeç ishte duke luajtur në një kazino, kur pronarët i kanë thënë se kishte ardhur koha që biznesi të mbyllej.

37-vjeçari u largua i keqardhur, dhe u kthye sërish me një kokore në kokë dhe një çekan në dorë. Për hakmarrje, theu xhamat e qendrës ku ndodhej kazinoja.

Hetimet çuan në identifikimin e autorit dhe ndaj tij ka nisur për procedim penal në gjendje të lirë. Në banesën e tij u gjet edhe çekani me të cilin theu xhamat.