Itali, asfiksohet në banesë familja shqiptare me 6 anëtarë

808
0

Një familje shqiptare është helmuar nga monoksidi i karbonit në një apartament në Santa Giustina, në rrugën “Emilia”.

Incidenti ndodhi rreth orës 11 të ditës së djeshme, për shkak të një keqfunksionimi të sobës me dru, raportojnë mediat lokale.

Një familje shqiptare e përbërë nga gjashtë anëtarë, përkatësisht bashkëshorti 44 vjeçar, bashkëshortja 38 vjeçare dhe katër fëmijët e tyre nga 5 deri në 17 vjeç, kanë përfunduar në spital.

Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke normalizuar situatën.