Gruaja e rrëmujshme ia sjell në “majë të hundës”. Burri e “turperon” me një letër në facebook e cila bëhet virale

703
0

Për të qeshur apo për të qarë: Gruaja “ia nxin jetën” me sjelljet në banjo, bashkëshorti i shkruan letër publike me ankesa

Diçka është e sigurtë: Askush nuk do të donte të ishte Rosie, vajza e cila mori një letër publike nga burri i saj për të rregulluar disa zakone të rrëmujshme në banjo pasi ia ka “çuar në majë të hundës” burrit te saj. S’do të donim të ishim ajo pasi, le të themi se është turpëruar përpara gjithë rrjetit Facebook duke qenë se letra që bashkëshorti I shkroi u bë virale.

Duke qenë se ai I ka thënë disa herë që ajo të bëhet më e rregulltë, këtë herë ka provuar të përpilojë një letër zyrtare, të detajuar me kërkesa.

Më poshtë ju tregojmë disa nga pikat kyçe ku ai ka ndaluar:

“Pasta e dhëmbëve – sa dreqin e vështirë duhet të jetë që pasi ta përdorësh pastën e dhëmbëve të mbyllësh më pas kapakun në mënyrë që kur unë ta përdor si njerzit dhe jo si kafshët, të tharë dhe të pisët!

Anti-djersa: Tri fjalë – PËRDOR.ANTIDJERSËN.TËNDE!

Peshqirët e banjës – ato e kanë vendin në dollap, jo në tokë. Për eduktimin tënd të përgjithshëm, fjalori i Oksfordit të jep një shpjegim të detajuar për fjalën DOLLAP. Futu në Internet dhe iluminohu.

Koshi I banjës – Zemër, mos vallë ke dëgjuar gjë se të zbrasësh koshin e banjos të sjell fat të keq, ndaj dhe nuk e bën? Kemi 8 vite bashkë, 416 javë pra, dhe në asnjërën prej tyre, nuk e ke zbrasur ti. Përse vallë, po filloj të besoj në bestytni.

Të dua shumë, por të lutem, ndrysho sjelljen në banjo!” – ka përfunduar ai.